Limaj nė konferencėn ''E Ardhmja e Lidhjeve tė Transportit Evropian'' paraqet arritjet e Kosovės ne fushėn e transportit


2009-10-22

Ministri i Transportit dhe Post - Telekomunikacionit, z. Fatmir Limaj, në konferencën ''E Ardhmja e Lidhjeve të Transportit Evropian'', theksoi edhe një herë rëndësinë që ia kushton Ministria e Transportit dhe Postë Telekomunikacionit implementimit të projekteve prioritare  të Kosovës në rrjetin e Evropës Juglindore dhe prezantoi zhvillimet dhe të arriturat e ministrisë në këto projekte:

 

-          Drejtimin rrugor 6 dhe 7

-          Linja hekurudhore 10

-          Partneriteti Publiko Privat në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës .

 

Ministri Limaj, u shpreh se me qëllim të përmirësimit të rrjetit bazik të infrastrukturës rrugore ne jemi duke financuar  projektet e zgjerimit te segmenteve rrugore 6 dhe 7 kryesisht rreth Prishtinës, si pjese e rrjetit te Evropës juglindore.

Gjithashtu, ai e theksoi se Qeveria e Kosovës ka përcaktuar zhvillimin e autostradës Vermicë - Prishtinë - Merdare si një investim me prioritet të lartë.

 

Ministri i Transportit dhe Post - Telekomunikacionit, në Konferencën ''E Ardhmja e Lidhjeve të Transportit Evropian'', ndër të tjera tha: Ne përkrahim iniciativën e Komisionit Evropian dhe DG TREN-it për nënshkrimin Traktatit për themelimin e komunitetit të Transportit me Ballkanin Perëndimor dhe jemi të përkushtuar që të jemi partnerë aktivë të këtij Traktati.

Intensifikimi i bashkëpunimin tonë me DG TREN dhe shtete e rajonit do të jenë prioritet i lartë i MTPT-së me synim implementimin e projekteve prioritare të identifikuara  dhe rritjen e bashkëpuni0mit rajonal.  Ne, si dhe deri me tani, do të jemi partner aktiv.

Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Transportit dhe Postë Telekomunikacionit përkrah dhe mirëpret çdo iniciativë e cila mundëson qarkullimin e lirë dhe pa pengesa për të gjithë qytetarët.

Ministri i Transportit dhe Post - Telekomunikacionit, morri pjesë në konferencën ''E Ardhmja e Lidhjeve të Transportit Evropian'', me ftesë të ministrit të Transportit të Italisë z. Altero Matteoli dhe zv. Presidentit  të Komisionit Evropian, z. Antonio Tajani.

 

 

Njofton Zyra për informim.