Kryeministri Thaēi dhe ministri Limaj pėruruan hapjen e panairit


2009-03-24

Kryeministri i Republikės sė Kosovės Hashim Thaēi dhe ministri i Transportit dhe Postė-Telekomunikacionit Fatmir Limaj, pėruruan sot hapjen e panairit tė gjashtė me radhė tė Teknologjisė Informative.

Me rastin e hapjės sė kėtij panairi, kryeministri Thaēi tha:? Qeveria e Kosovės ėshtė e zotuar dhe e pėrkushtuar pėr ta pėrkrahur sektorin e teknologjisė Informative.

Se Teknologjia Informative ka njė rėndėsi tė veēantė shihet se sot ky panair organizohet nėn patronatin e Qeverisė, pėrkatėsisht Ministrisė sė Transportit dhe Postė-Telekomunikacionit, vlerėsoi kryeministri Thaēi.

Kryeministri Thaēi, gjithashtu theksoi se nė kuadėr tė programit tė Qeverisė sė Kosovės 2008-2011, ėshtė paraparė E-Qeverisja si politikė parėsore nė drejtim tė pėrmirėsimit tė vazhdueshėm tė qeverisjės elektronike. Qytetarėve por edhe bizeneseve do tu ofrohen shėrbime mė efikase pėrmes qeverisjės elektronike, premtoi kryeministri Thaēi.

Ndėrsa ministri i Transportit dhe Postė-Telekomunikacionit lidhur me rolin dhe rendėsinė e kėtij panairi, pohoi:? Ne edhe nė tė ardhmen do tė bashkėpunojmė me partneritetin publiko-privat tė kompanive tė kėsaj lėmie, qė nė tė ardhmen ky panair tė mos jetė vetėm panair vendor por me mbėshtetjen e qeverisė do tė bėhet tradicional nė mėnyrė qė nė tė ketė edhe pjesėmarrės nga rajoni dhe vendet tjera?.

?Nė kėtė drejtim edhe nė tė ardhmen nuk do tė mungojnė mbeshtejet institucionale e veēanėrisht mbėshtetja e MTPT-sė, pėr faktin se Teknologjia Informative dhe zhvillimi i saj ėshtė prioritet i Qeverisė sė Kosovės, pasi qė pėrmes kėsaj lėmie lidhet edhe e ardhmja e Kosovės dhe tė rinjėve tė vendit tonė? tha ministri Limaj.

Nė hapjen e kėtij panairi tė pranishėm ishin edhe ministri i MEF-it Ahmet Shala, ministri i MSHP-sė Arsim Bajrami, ai i MTI-sė Lufti Zharku.

Ky panair pėr herė tė parė organizohet nėn patronatin e Ministrisė sė Transportit dhe Postė-Telekomunikacionit.