Ministri Limaj dhe pėrfaqėsuesit e Komisionit Ndėrministror
2009-02-25
Ministri i Transportit dhe Postė-Telekomuniakcionit, Fatmir Limaj dhe anėtarėt e Komitetit Ndėrministror tė Qeverisė sė Republikės sė Kosovės, pėrkatėsisht ministrat: Ahmet Shala MEF, Lutfi Zharku MTI dhe Mahir Jagxhillar, MAPH, si dhe drejtori u.d. i Aeroportit Ndėrkombėtar tė Prishtinės, Agron Mustafa, u takuan me pėrfaqėsuesit me pėrfaqėsuesit e kompanisė Naco Innova, e cila ėshtė pėrzgjedhur si kėshilltar transaksional pėr Aeroportin Ndėrkombėtar tė Prishtinės, lidhur me fillimin e studimit dhe evaluimit tė kėtij aeroporti. Me kėtė rast ministri Limaj i cili njėherit ėshtė edhe udhėheqės i kėtij komisioni ndėrministror theksoi: ? Ne jemi tė vendosur qė tė punojmė nė mėnyrė transparente dhe fektive gjė qė tregon edhe vet procesi i pėrzgjedhjės sė kėsaj kompanie. Ne duam qė Aeroporti Ndėrkombėtar i Prishtinės tė identifikohet si Air Aeroport nė Kosovė, nė mėnyrė qė tė ketė shenja dalluese dhe identifikuese nė shtetin e ri?. Ministri Limaj kėrkoi nga pėrfaqėsuesit kompanisė Naco Innova qė tė gjitha punėt tė realizohen sipas afatit tė paraparė dhe sipas kėrkesave tė cilat i ka ofruar Qeveria e Kosovės. Ne po futemi nė njė proces tė evaluimit, rekomandimet qė do tė vijnė nga partneri ynė, ne do t?i marrim parasyshė dhe pastaj do tė marrim vendimet se si do tė vazhdojmė mė tutje. Nuk duhet tė paragjykohet ky proces, sepse ne ende nuk kemi nė tavolinė se si do t?i qasemi dhėnies me koncesion tė kėtij aeroporti, vlerėsoi ministri Limaj. ? Kompania nė fjalė e ka pėr detyrė qė tė na jep rekomandimet e tyre, edhe ne i kemi idetė tona dhe pastaj do tė vie njė fazė se si do tė vendosim lidhur me ANP-nė? tha Limaj. Sipas ministrit Limaj, Qeveria e Kosovės ėshtė e interesuar qė gjatė kėtij procesi t?i mbrojė ineteresat e qytetarėve dhe gjithashstu tė del nė mbrojtje tė punėtorėve tė kėtij aeroporti. Ndėrsa pėrfaqėsuesi i Kompanisė fituese tė kėtij tenderi pėr vlerėsimin e Aeroportit tė Prishtinės Hans Monand, premtoi se do tė paraqesin para kėtij komisioni njė studim tė hollėsishėm pėr kėtė aeroport.. Ky takim i kėtij niveli ishte i pari nė mes tė kėtij komiteti dhe pėrfaqėsuesėve tė kėsaj kompanie, e cila ka fituar tenderin pėr kėshilltar financiar pėr aeroportin e vendit tonė.