Pullat kanë luajt një rol të rëndësishëm edukues dhe kanë rrit njohurit për kulturën, historinë, edukimin, religjion etj. Mbledhësit e pullave gjejnë kënaqësinë në hobi, relaksim dhe argëtim.

Me këmbimin e pullave krijohen lidhje të ndryshme në mes të njerëzve.

Kohë pas kohe mund të emitohen një numër i pullave komomorative me të cilat mund të shënohen ngjarjet lokale apo ndërkombëtare, por mund të ketë edhe raste kur ka subjekte tjera interesante si që janë: zogj të ndryshëm, ngjarjet kulturore, flora dhe fauna etj.

Të gjitha përgatitjet rreth filatelisë; si përgatitjet e tyre për shtyp, shtypjen dhe shpërndarjen e tyre në Postën Qendrore i kryen Ministria.

Seritë e pullave postare ri-përsëriten ( ri-shtypen ) kohë pas kohe sipas politikës që e përcakton Ministria në marrëveshje me Postën Qendrore. Por mundësisht duhet munduar që të ketë sa ma tepër emisione të pullave të reja gjatë një viti.

  • Programi i emetimit të pullave postare***

Ministria duhet që duke u bazuar në kërkesat e operatorëve të shërbimeve postare duhet që të paraqes programin vjetor të emetimit të pullave postare dhe pullave të veçanta postare duke përdorur ligjin, të tregojë llojin e tyre, përshkrimin, teknikën e shtypjes, vlerat nominale të serive dhe secilën pullë të serisë / si dhe vlerën nominale të pullave të veçanta postare si dhe të tregojë se deri kur ato janë të vlefshme për përdorim.

  • E drejta për të emituar pulla postare ***

PSSP (Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm) duhet të ketë të drejtën ekskluzive për:

Emetimin e pullave ashtu si thuhet në ligj. Në mënyrë të veçantë PSSP do të lejojë:

  • Emetimin e rregullt të pullave dhe emetimin e veçantë të pullave postare
  • Emetimin e dërgesave postare pre-paid (paparapaguese) siç janë kartolinat apo zarfet me pulla të ngjitura
  • T’i njoftojë administratat postare të cilat janë anëtare të Unionit Postar Botëror se është bërë emetimi i pullave të reja postare
  • Të autorizojë përdorimin e vulave të metalta dhe atyre nga goma
  • Të autorizojë eksportimin e pullave postare

    *Të autorizojë shitjen dhe shkëmbimin e kuponëve me përgjigje ndërkombëtare