KAPITULLI I

DISPOZITAT E PËRGJITHSHME

 

Neni 3

 

3.1. Përkufizimet e nocioneve të përdorura në këtë Ligj nënkuptojnë:

 

78) “Ndalje” - nënkupton çdo ndërprerje e lëvizjes së mjetit në rrugë në kohëzgjatje deri tre minuta ,pos ndërprerjes e cila bëhet për të vepruar sipas shenjës apo rregullës më të cilat rregullohet komunikacioni;

9) “Parkimi” - nënkupton çdo ndërprerje të lëvizjes së mjetit në rrugë në kohëzgjatje më shumë se tre minuta, pos ndërprerjes e cila bëhet për të vepruar sipas shenjës apo rregullës më të cilat rregullohet komunikacioni

 

KAPITULLI V

 

RREGULLAT E KOMUNIKACIONI

 

4. LËVIZJA E MJETEVE

Neni 49.

 

49.3. Shoferi obligohet të ngas sa më afër që është e mundur skajit të djathtë të rrugës.

Nëse shiritat janë të shënuar, shoferi duhet të ngas mjetin nëpër mesin e shiritit të komunikacionit.

 

Neni 53

 

53.2. Gjatë kohës së lëvizjes mbrapa, në mjet duhet të jenë të ndezur të gjithë treguesit e drejtimit.

 

5. SHPEJTËSIA

 

Neni 56

 

56.1. Shpejtësia më e madhe e lejuar brenda zonave të banuara është 50 km/h, në qoftë se me shenja të komunikacionit nuk është e përcaktuar ndryshe.

 

Neni 57.

 

57.1. Në rrugë jashtë zonave të banuara shoferit nuk i lejohet me mjet të lëvizë me

shpejtësi më të madhe se është e caktuar me shenjë të komunikacionit, e më së shumti:

a) në autostradë - 130 km/orë;

b) në rrugë të rezervuar për komunikacion të mjeteve motorike - 110 km/orë;

 

Neni 58.

 

58.1. Shpejtësia e lëvizjes se mjeteve në rrugë kufizohet:

 

e) në 30 km/h për mjetet më mekanizma të qitura përpara më shumë se 1.5 m, e matur prej ulëses së shoferit (në 30 km/orë brenda zonave të banuara, përkatësisht në 60 km/orë jashtë zonave të banuara).

 

58.2. Përjashtimisht nga paragrafi 1 i këtij neni, në autostradë, rrugë të rezervuar për komunikacion të mjeteve motorike dhe rrugë të shpejtë shpejtësia për këto mjete kufizohet:

a) në 100 km /h për autobusë me masën më të madhe të lejuar mbi 12000 kg, përveç autobusëve të cilët transportojnë grupe të organizuar fëmijësh,

b) në 85 km /h për mjetet e transportit me masën më të madhe të lejuar mbi 12000 kg, përveç mjeteve të cilat transportojnë materie të rrezikshme,

c) në 80 km/h për mjetet e transportit me mjetet bashkangjitëse.

 

10. TEJKALIMI DHE ANASHKALIMI

 

Neni 72

 

72.2. Në rast të tejkalimit të mjetit dy-rrotash ose kolone të këmbësorëve, distanca

anësore e sigurisë nuk duhet të jetë më e vogël se 1 m.

 

Neni 78

 

78.1. Shoferi i mjetit që lëvizë ngadalë duhet të tërhiqet në maksimum në anën e djathtë dhe nëse është e nevojshme sa më shpejt që të jetë e mundur, të ndalet në qoftë se prapa tij formohet kolona më tepër se 5 mjete, në mënyrë që të lehtësoj lëvizjen e mjeteve të shpejta, kur për një gjë të tillë ka mundësi.

 

Neni 79

 

79.1. Shoferi i mjetit që tejkalon mjetin në të cilin bëhet aftësimi i kandidatëve për shofer apo lëvizë pas tij, duhet të ketë kujdes të shtuar.

 

Neni 80

 

80.1. Ndalohet tejkalimi:

c) drejtpërdrejt para dhe në vendkalim të rrugës mbi binar hekurudhor ose binar të tramvajit në nivel.

 

Neni 81

 

81.1. Ndalohet tejkalimi:

d) më shumë se dy mjete, të cilat nuk përbëjnë një kolonë në kuptimin e këtij ligji;

 

Neni 86

 

86.3. Lejohet tejkalimi i mjeteve të cilat nuk mund të zhvillojnë shpejtësi me të madhe se 30 km/h në rrugë të rrafshet dhe të mjeteve të cilat nuk konsiderohen mjete motorike në vije të plotë gjatësore edhe në rastet e ndaluara me shenjë të komunikacionit me kusht që nuk rrezikon dhe pengon pjesëmarrësit tjerë ne komunikacion.

 

12. NDALJA DHE PARKIMI

Neni 95

 

95.1. Lejohet ndalja ose parkimi i mjetit në trotuar, me dy rrotat anësore apo me rrotat e një boshti të mjeteve me masë të përgjithshme deri 3.5 tona, me kusht që:

a) në segmentin e caktuar rrugor ndalja apo parkimi nuk ndalohet;

b) gjerësia e trotuarit që mbetet në dispozicion të këmbësorëve është e tillë që nuk e pengon lëvizjen e këmbësorëve dhe nuk është me e vogël se 1.5 metra;

 

Neni 96

 

96.1. Ndalohet ndalja ose parkimi i mjetit:

 

b) në tunel, në nënkalime, në mbi kalime, nën urë dhe mbi urë dhe në distancë më të vogël se 15 metra nga tuneli, nënkalime dhe në mbi kalime, nën urë dhe mbi urë;

i) në distancë më të vogël se 10 metra nga ana e përparme e shenjës apo sinjalit të komunikacionit, nëse këto do të mbuloheshin nga mjeti;

o) në pjesën e rrugës ku gjerësia e kalimit të lirë prej mjetit të ndalur ose të parkuar deri te vija e plotë gjatësore e mesit e shënuar në rrugë do të ishte më e vogël se tre metra përkatësisht deri te skaji tjetër i rrugës më e vogël se katër metra.

 

Neni 97

 

97.1. Ndalohet parkimi i mjeteve:

 

d) brenda zonës së banuar, mjeti apo bashkësia e mjeteve me masë të përgjithshme më shumë se 7,5 tona apo me gjatësi që tejkalon 12 metra, jashtë vendit të shënuar për parking të destinuara për këto mjete;

f) në vend ndalje ose sipërfaqe të zgjeruar jashtë shiritit të komunikacionit të mjeteve të cilat kryejnë transportin publik të udhëtarëve të cilat janë të shënuar me shenja përkatëse të komunikacionit.

 

Neni 103

 

103.2.

a) në autostradë ose rrugë të rezervuar për komunikacion të mjeteve motorike me anë të: shenjës me të cilin shënohet mjeti i ndalur në rrugë (trekëndëshi i sigurisë), ndezja e gjithë treguesve të drejtimit, dhe nëse mjeti nuk është i pajisur me gjithë treguesit e drejtimit duhet ti ndez dritat e pozicionit;

b) duke vendosur trekëndëshin e sigurisë në distancë prej 100 metra pas mjetit trekëndëshi i tillë duhet të vendoset në rrugë, varësisht se ku mjeti është i ndalur;

c) në rrugë të tjera: jashtë zonës së banuar me anë të vendosjes të trekëndëshit të sigurisë, në distancë prej 30-50 metra pas mjetit dhe duhet ndezur të gjithë treguesit e drejtimit, nëse treguesit nuk janë në dispozicion, duke i ndezur dritat e pozicionit;

d) brenda zonës së banuar, me anë të ndezjes së të gjithë treguesve të drejtimit dhe nëse treguesit nuk janë në dispozicion, duke i ndezur dritat e pozicionit dhe duke vendosur trekëndëshin e sigurisë pas mjetit në distancë të sigurt që mundet lehtë të vërehet ose në lartësi jo më shumë se 1 metër.

 

15. TËRHEQJA E MJETIT TE PRISHUR (DEFEKT)

Neni 113

 

113.5. Në të dy mjetet gjatë tërheqjes duhet të jenë të ndezur të gjithë treguesit e drejtimit nëse janë të instaluar në mjet.

 

113.6. Distanca në mes dy mjeteve nuk duhet të jetë më e vogël se 3 m kur përdoret lidhja e ngurtë (me bigë) dhe nga 4 deri në 6 m, në rast të lidhjes fleksibile, të shënuar me shirita të bardhë dhe të kuq.

 

16. PËRDORIMI I DRITAVE NË KOMUNIKACION

 

Neni 122

 

122.1. Shoferi i mjetit motorik gjatë ngasjes ditën, duhet t’i ketë të ndezura dritat e ditës ose dritat e shkurtra.

 

Neni 123

 

123.4. Shoferi i mjetit mund të përdor dritat e mjegullës, kur kufizimi i dukshmërisë është 50 metra. Kur dukshmëria të përmirësohet, shoferi i mjetit duhet që menjëherë ti ndal këto drita.

 

Neni 124

 

124.3. Rregullat nga neni 118 të këtij ligji nuk zbatohen, gjatë ndaljes së mjetit e cila vjen si shkak i rregullave të komunikacionit rrugor. Nëse ndalja zgjat më shumë se 1minutë, lejohet të ndalen dritat e shkurta të mjetit, nëse para dhe pas tij, në të njëjtin shirit të komunikacionit ekzistojnë të ndalura mjete tjera.

 

18. KOMUNIKACIONI I BICIKLETAVE, CIKLOMOTORVE

DHE MOTOCIKLETAVE

Neni 131

 

131.1. Shfrytëzimi i trotuarit ose shtegut për këmbësorë, shoferit të biçikletës i lejohet në raste të jashtëzakonshme kur personi kujdeset për fëmijën deri në moshën 10 vjeçare, që është duke drejtuar biçikletën.

 

132.1. Shoferi i cili drejton çiklomotorin dhe motoçikletën dhe personat të cilët barten në këto mjete, duhet të mbajnë helmetën mbrojtëse gjatë ngasjes në rrugë. Helmetën mbrojtëse gjatë drejtimit në rrugë duhet ta mbaj edhe shoferi i biçikletës nëse është më i ri se 16 vjet.

 

19. KOMUNIKACIONI I QERREVE DHE LËVIZJA E BAGËTIVE

 

Neni 133

 

133.2. Distanca në mes qerreve që lëvizin nuk duhet të jetë më e vogël se 100 m.

137.1. Ndalohet drejtimi (kalërimi) i kafshës:

c) në rrugë publike gjatë kohës me pashmëri të kufizuar;

e) në rrugët rajonale dhe lokale nga personi i cili nuk i ka mbushur 10 vjet.

 

Neni 138

 

138.2. Personi që nget kafshët duhet:

b) që gjatë periudhës së dukshmërisë së kufizuar të bart një dritë të bardhë që shihet prej një distance së paku 150 metra.

139.4. Gjatësia e kopesë së kafshëve nuk lejohet të jetë më e madhe se 50 metra, ndërsa në mes tyre duhet të ekzistoj distanca së paku prej 50 metra.

 

20. LËVIZJA E KËMBËSORËVE

 

Neni 141

 

141.5. Shfrytëzimi i shtegut të përcaktuar për lëvizje të biçikletave, nga ana e një

këmbësori, lejohet vetëm nëse nuk ekziston trotuari, bankina dhe shfrytëzimi i tyre nuk është i mundshëm. Këmbësori që shfrytëzon shtegun e biçikletës, me përjashtim të personave me aftësi të kufizuar, është i obliguar që t’ia lëshoj rrugën çiklistit.

 

Neni 142

 

142.2. Fëmija deri në moshën 7 vjeçare, lejohet të shfrytëzoj rrugën vetëm nën

mbikëqyrjen e personit që është së paku i moshës 10 vjeçare dhe të bartë elemente retroreflektuese me përjashtim brenda zonave të banuara.

 

Neni 143

 

143.1. Kolona e këmbësorëve, me përjashtim të këmbësorëve deri në moshën 10 vjeçare, iu lejohet të lëvizin vetëm në anën e djathtë të rrugës.

 

143.2. Numri i këmbësorëve të cilët ecin krah për krah në grup, nuk duhet ta tejkalojnë numrin prej 4 vetash ashtu që grupi mos ta zë më shumë se gjysmën e rrugës” .

 

143.3. Kolona e këmbësorëve e moshës deri 10 vjeçare mund të ecin në rrugë vetëm në çift dhe nën mbikëqyrjen e së paku një personi mbi 18 vjeç.

 

143.4. Gjatësia e kolonës së këmbësorëve nuk mund të tejkaloj 50 metër-shin. Distanca ndërmjet kolonave nuk mund të jetë më e vogël se 100 metra.

 

Neni 144

 

144.1. Nëse kolona e këmbësorëve ecën nën kushte të kufizuara të pashmërisë:

b) në kolonën prej 20 metra e më gjatë, personat e përmendur në piken 1 obligohen që të veshin ose bartin elemente reflektuese me parametra standarde dhe përveç kësaj, personat që ecin në anën e majtë të kolonës obligohen që të bartin dritë të bardhë në mënyrë të tillë, që distanca në mes tyre nuk është më shumë se 10 metra;

c) drita, llambat dhe dritat reflektuese, duhet të jetë e dukshme nga një distancë jo më e vogël se 150 metra.

 

Neni 145

 

145.1. Ndalohet:

a) për këmbësorët që ecin në kolonë, të cilët lëvizin në kushtet me dukshmëri të kufizuar.

b) për këmbësorët deri në moshën 10 vjeçare, që të lëvizin nën kushte të një

dukshmërie të kufizuar;

c) për personin e moshës më të re se 18 vjet që të udhëheq kolonën e këmbësorëve.

 

Neni 147

 

147.1. I ndalohet këmbësorit:

a) hyrja në rrugë drejtpërdrejt para mjetit në lëvizje, përfshirë vendkalimin e këmbësorëve dhe mbrapa mjetit ose pengese tjetër që kufizon dukshmërinë e rrugës;

b) kalimi i rrugës në vendin ku dukshmëria e rrugës është e kufizuar;

c) ngadalësimi i shpejtësisë së të ecurit ose ndalja pa arsye gjatë kalimit të rrugës apo binarëve hekurudhorë;

e) vrapimi i paarsyeshëm;

f) ecja përgjatë vijës hekurudhore;

g) hyrja brenda vijës së hekurudhës kur gjysmë-barrierat ose barrierat janë të lëshuara poshtë ose ulja e tyre veç ka filluar

h) kalimi i rrugës në vendin ku mekanizmat ose pengesat për siguri ndajnë shtegun e këmbësorëve ose trotuarin nga rruga, pa marr parasysh në cilën anë janë ato të vendosura.

 

21. OBLIGIMET E SHOFERËVE NDAJ KËMBËSORËVE

 

Neni 151

 

151.2. Rregulla në paragrafin 1 të këtij neni zbatohet gjithashtu edhe gjatë ngasjes në sheshe, ku për arsye se nuk ka rrugë të ndara dhe trotuare lëvizja e mjeteve dhe e këmbësorëve bëhet në të njëjtën sipërfaqe.

 

Neni 152

 

152.1. Në rast kur rruga kalohet nga personi (këmbësori), me aftësi të kufizuar që mban shenjë dalluese ose nga personi me lëvizshmëri të kufizuar që është e dukshme, personat e moshuar, personat e paaftë dhe fëmijët, shoferi obligohet të ndal mjetin, në mënyrë që ti mundëson atij personi që të kaloj rrugën.

 

22. KOMUNIKACIONI NË KALIMIN E RRUGËS NËPËR VIJËN HEKURUDHORE

 

Neni 155

 

155.2. I ndalohet shoferit:

 

a) të kaloj anash gjysmë barrierat ose barrierat dhe të hyj në kalimin e rrugës nëpër

vijën hekurudhore nën rrethanat kur ulja e gjysmë barrierave ose barrierave veç ka

filluar ose ngritja e gjysmë barrierave apo barrierave nuk ka përfunduar;

b) hyj, në kalimin e rrugës nëpër vijën hekurudhore, nëse nuk ka në dispozicion

hapësirë të mjaftueshme në anën tjetër të kalimit për vazhdimin e lëvizjes;

c) kaloj mjetin duke pritur hapjen e gjysmë-barrierave ose barrierave.

 

Neni 156

 

156.2. Shoferi që drejton mjetin ose bashkësinë e mjeteve me gjatësi që tejkalon 10 m., që nuk mund të zhvilloj shpejtësinë me të madhe se 6 km/orë, obligohet që para se të hyj nëpër kalimin e rrugës nëpër vijën hekurudhore, të siguroj që në vendkalim nuk do të vjen mjeti i cili lëvizë nëpër binar, gjatë kohës së nevojshme për kalimin ose që të kërkoj ndihmë nga personi i cili siguron vendkalimin mbi hekurudhë.

 

23. KOMUNIKACIONI NË AUTOSTRADË, RRUGË TË SHPEJTA

DHE RRUGË TË REZERVUARA PËR MJETET MOTORIKE

 

Neni 157

 

157.2. Në autostradë ndalohet edhe lëvizja e mjeteve motorike të cilat për nga vetit e veta të konstruksionit nuk mund të lëvizin me një shpejtësi prej të paktën 60 km/h, përjashtimisht mjetet nën përcjelle, me përparësi kalimi dhe mjetet e Trupave Mbrojtëse të Kosovës.

 

Neni 159

 

159.4. Në rast të bllokimit të komunikacionit në autostradë mjetet motorike duhet t’ia mundësojnë lëvizjen e mjeteve me përparësi kalimi dhe nën përcjellje, duke lënë hapësirë dhe duke u skajuar në të djathtë ose në të majtë të shiritit të komunikacionit.

 

25. MJETET NËN PËRCJELLJE

 

Neni 162

 

162.2. Mjetet nën përcjellje duke pasur kujdes në sigurinë e pjesëmarrësve tjerë të

komunikacionit kanë të drejtën e përparësisë së kalimit kundrejt të gjitha mjeteve tjera përveç në kryqëzim ku komunikacioni rregullohet me shenjat e personit të autorizuar.

 

26. MJETET ME PËRPARËSI KALIMI

 

Neni 165

 

165.4. Mjetet me përparësi kalimi kanë të drejtën e përparësisë kalimi kundrejt të gjithave mjeteve tjera, përveç ndaj mjeteve nën përcjelle dhe ndaj mjeteve që lëvizin nëpër kryqëzim i cili rregullohet me shenja të personit të autorizuar.

 

27. NGARKESA NË MJET

 

Neni 171

 

171.2. Ngarkesa në mjet duhet të vendoset në mënyrë të tillë dhe sipas nevojës të

përforcohet e të mbulohet në mënyrë që:

d) të mos krijoj zhurmë të tepërt dhe të mos derdh derivate nëpër rrugë;

 

Neni 177

 

177.1. Në biçikletë, çiklomotor dhe motoçikletë nuk lejohet bartja e sendeve me gjerësi më të madhe se 0,5 metra nga dy anët e mjetit.

 

28. BARTJA E PERSONAVE ME MJET

 

Neni 184

 

184.1. Shoferit të veturës nuk i lejohet që në ulëset e para ta bart personin i cili është nën ndikim të alkoolit ose drogave, fëmijët më të ri se 12 vjet, ndërsa në ulësen e prapme as fëmijën më të ri se 5 vjet, përveç kur në ulësen e prapme e ka të përforcuar ulësen e fëmijës, në të cilën fëmija duhet të jetë i lidhur ose nën mbikëqyrje të personit mbi 18 vjet.

 

Neni 185

 

185.1. Gjatë kohës së lëvizjes së mjetit nuk lejohet që personat të kërcejnë, ti hapin dyert dhe të dalin me pjesë të trupit jashtë mjetit, të ulen në dritare (nëpër dasma ose ndonjë ceremoni të ngjashme), në pjesët e jashtme të mjetit ose në mjetet bashkangjitëse të traktorit.

 

 

29. MJETET PËR MIRËMBAJTEN E RRUGËVE

 

Neni 194

 

194.2. Shoferi i mjetit të përmendur në paragrafin 1 nëse nuk pengon ose rrezikon

komunikacionin mund të mos i zbatoi rregullat që kanë të bëjnë me lëvizjen në rrugë nëse:

a) në rrugë njëkatëshe dhe jashtë zonave të banuar dhe gjatë pastrimit të borës, është e mundshme që mjeti të lëviz afër anës së majtë të rrugës në drejtim të lëvizjes;

b) ngasja në trotuar lejohet vetëm nëse siguria e këmbësorëve është e siguruar.

 

Neni 195

 

195.1. Shoferi i mjetit të përmendur në Nenin 194 mund të shfrytëzoj autostradën apo rrugën e rezervuar për komunikacion të mjeteve motorike edhe nëse mjeti nuk është mjet motorik ose dizajni i tij nuk e bën të mundur që të zhvilloj shpejtësinë mbi 60 km/orë.

 

 

30. RREGULLI DHE SIGURIA NË RRUGË

 

Neni 197

 

197.1. Shoferi gjatë ngasjes së mjetit duhet të mbaj me veti dokumentet si vijon:

a) patentë shoferin;

 

b) lejen e komunikacionit;

c) autorizimin nëse nuk është pronar i mjetit, nëse përdoret si mjet komercial (taksi, auto-shkolla ose të ngjashme);

d) polisën e sigurimit;

e) certifikata e kualifikimit për raste të veçanta duke përfshirë licencën për shofer

instruktor, certifikatën e ADR ose certifikata të tjera të përcaktuara me ligj;

f) certifikatën e vlefshme shëndetësore, kur me ligj parashikohet posedimi i saj.

 

Neni 198

 

198.1. Nëse personi i cili bartet në mjet nuk i përdorë rripin e sigurisë, përgjegjësia bie mbi shoferin e mjetit, me përjashtim nëse personi i cili bartët në mjet është i moshës madhore.

 

Neni 199

 

Detyrim për të përdorur rripin e sigurisë nuk zbatohet për:

a) personin që posedon me certifikatë mjekësore që vërteton kundër-indikacione për përdorimin e rripave të sigurisë;

b) gruan shtatzënë, kur shtatzënia shihet;

c) instruktor- shoferin apo ekzaminerin gjatë aftësimit apo ekzaminimit;

d) policin apo personelin tjetër të autorizuar gjatë transportimit të personave të arrestuar;

e) personat për sigurimin e personave zyrtar (trup-rojet);

f) personelin e shërbimit mjekësor gjatë ndihmës së parë dhe aktiviteteve emergjente;

g) rojën që është duke bartur një shumë të konsiderueshme të parave të gatshme;

h) personin e sëmurë apo të marrë që bartet në lesë apo ulëseve të invalidëve;

i) në mjetin e pajisur më rripa të sigurisë, fëmija i moshës deri 12 vjeçare.

 

31. VENDOSJA E SHENJAVE, DEKORACIONEVE

SI DHE PËRKUJDESJA NDAJ MJETIT

 

Neni 200

 

200.1. Ndalohet:

e) të vendos xhamat e errët në mjet.

 

KAPITULLI I VI

1. DETYRAT NË RAST AKSIDENTIT TË KOMUNIKACIONIT

 

Neni 206

 

206.1. Shoferët, pjesëmarrësit e aksidentit të komunikacionit, në të cilën është shkaktuar një dëm më i vogël material në mjete, kanë për detyrë që menjëherë të mënjanojnë mjetet nga rruga, të mundësojnë zhvillim të papenguar të komunikacionit, të plotësojnë dhe të nënshkruajnë “Informacionin evropian” të aksidentit apo në ndonjë mënyrë tjetër të shkëmbejnë të dhënat personale dhe të dhënat për mjet.

 

206.2. Shoferët, nga paragrafi 1 i këtij neni, nuk duhet të lënë vendin e aksidentit të

komunikacionit derisa të mos e kenë plotësuar dhe nënshkruar “Informacionin evropian” apo në ndonjë mënyrë tjetër derisa ti shkëmbejnë të dhënat personale dhe të dhënat për mjetet.

 

206.3. Në rast të aksidentit të komunikacionit me një dëm më të vogël material, kur në vendin e aksidentit nuk ndodhet pronari i mjetit ose pronari i një sendi tjetër të dëmtuar, shoferi ka për detyrë që pronarit të mjetit ose të një sendi tjetër të dëmtuar ti lë të dhënat për vetën dhe për mjetin me të cilin ka shkaktuar aksidentin e komunikacionit.

 

KAPITULLI IX

SHOFERËT

 

1. KUSHTET PËR DREJTIMIN E MJETIT

 

Neni 225

 

225.4. Shoferit të mjetit motorik gjatë kohës së ngasjes nuk i lejohet përdorimi i telefonit të dorës (mobil) e as pajime të tjera të cilat do ta zvogëlonin mundësin e reagimit dhe ngasjes së sigurt të mjetit.

225.5. Telefoni i dorës (mobil) mund të shfrytëzohet gjatë ngasjes nëse përdorimi bëhet pa i përdorur duart.

 

4. FITIMI I TË DREJTËS PËR TA DREJTUAR MJETIN

 

Neni 261

 

Qerren mund ta drejtojë:

a) në rrugët regjionale personi i cili i ka mbushur 16 vjet;

b) në rrugët lokale dhe të pa kategorizuara, personi i cili ka mbushur 14 vjet.

 

Neni 269

 

269.1. Personit i cili e ka dhënë provimin për shofer të kategorive M, A1, A, B dhe C1 nuk i lejohet brenda dy viteve nga data e lëshimit të patentë shoferit që ta drejtoi mjetin në rrugë më shpejtësi më të madhe se 70km/h, në rrugë të rezervuara për komunikacion të mjeteve motorike më shpejtësi më të madhe se 80km/h, në auto udhë 110 km/h, ndërsa për çiklomotor 40 km/h, në këto mjete nuk lejohet tërheqja e mjeteve bashkangjitëse si dhe transporti i organizuar i fëmijëve.

 

Neni 276

 

Shoferi duhet t’i nënshtrohet në tërësi provimit teorik dhe praktik nëse brenda një viti që nga dita e skadimit të vlefshmërisë së patentë shoferit nuk aplikon ose nuk iu ka vazhduar vlefshmëria e patentë shoferit.

 

5. KONTROLLIMI SHËNDETËSOR I SHOFERËVE

 

284.1. Shoferi nga neni 283, duhet të kaloj ekzaminimin mjekësor në mënyrë që të

konstatohet se a ka apo nuk ka ndonjë tregues lidhur me shëndetin që kundërshtojnë ngasjen e mjetit me veprim motorik. Kontrollimi i tillë bëhet para se të lëshohet certifikata e parë e shëndetësore dhe më pas, çdo 5 vjet gjatë periudhës deri në moshën 55 vjet dhe për çdo dy vite pas moshës 55 vjeçare.

 

6. KOHËZGJATJA E DREJTIMIT TË MJETIT MOTORIK

 

Neni 295

 

295.1. Shoferi i cili drejton autobusin, mjetin e transportit ose bashkësinë e mjeteve masa më e madhe e të cilave është mbi 3,5 tona nuk i lejohet ta drejtoj mjetin me kohëzgjatje më shumë se 9 orë brenda 24 orë. Periudha javore e ngasjes është maksimum 6 ditë. Shoferi pas katër orë e gjysmë të drejtimit të pandërprerë të mjetit, duhet të pushojë së paku 45 minuta, përveç nëse ai fillon periudhën e pushimit. Ky pushim mund të zëvendësohet nga pushimet prej së paku 15 minuta secila e pjesëtuar sipër periudhës së ngasjes.

295.2. Mesatarja e kohës punuese javore për shoferët nga paragrafi 1 i këtij nenit nuk mund të kaloj 48 orë. Përjashtimisht mund të kaloj në 60 orë nëse mesatarja e 48 orëve për javë nuk tejkalohet brenda periudhës prej katër javësh.

295.3. Rregullat e paragrafit 1 dhe 2 të këtij nenit zbatohen gjithashtu edhe në shofer instruktorin gjatë aftësimit të kandidatit për shofer nga lënda mësimore të drejtuarit e mjetit motorik.

 

Neni 296

 

296.1. Pushimi i pandërprerë ditor i shoferit i cili drejton mjetin nga neni 295 paragrafi 1. dhe 2. të këtij Ligji zgjat së paku 11 orë para fillimit të drejtimit.

296.2. Përjashtimisht nga paragrafi 1 i këtij neni, shoferi mundet tri here në javë të

shfrytëzoi pushimin ditor në kohëzgjatje prej nëntë orëve pa ndërprerë me kusht që deri në fundin e javës së ardhshme t’i shfrytëzoi orët e mbetura të pushimit ditor.

296.3. Pushimin ditor në kohëzgjatje të plotë prej 11 orëve shoferi mund ta shfrytëzoi më së shumti në tri pjesë gjatë ditës, me kusht që një here t’i shfrytëzoi 8 orë pa ndërprerje të pushimit ditor.

296.8. Pas kalimit të kohës gjashtë ditësh të drejtimit të lejuar të mjetit, shoferi duhet të shfrytëzoi pushimin javor.

296.9. Shfrytëzimi i pushimit javor mund të vazhdoj deri në përfundimin e ditës së

gjashtë, në qoftë se drejtimi i mjetit gjatë gjashtë ditëve të njëpasnjëshme nuk ka zgjatur më shumë se drejtimi i lejuar gjashtë ditor.

296.10. Në secilën javë nga pushimet nga paragrafi 2. dhe 3. të këtij neni duhet të

vazhdohen në gjithsejtë 45 orë të pa ndërprera.

296.11. Pushimi javor mund të shkurtohet në vendin e krijimit (vendin e përkatësisë së mjetit) ose vendbanimin e shoferit në 36 orë të pandërprera kurse jashtë këtyre vendeve në 24 orë të pandërprera. Secila ndërprerje e pushimit javor duhet të filloi para skadimit të javës vijuese.

296.12. Përjashtimisht nga rregullat e paragrafit 8. dhe 9. të këtij neni, në transportin ndërkombëtar të pasagjerëve (udhëtimet turistike, ekskursionet etj) duke përjashtuar transportin linjor, pushimi javor duhet të shfrytëzohet pas më së shumti drejtimit të lejuar dymbëdhjetë ditësh.

 

Neni 297

 

297.4. Listat e shpenzuara, respektivisht të dhënat e regjistruara nga tahografi ose sistemi mbikëqyrës, pronari ose shfrytëzuesi i mjetit është i obliguar t’i ruaj dy vite.

 

KAPITULLI X

 

MJETET

 

3. KONTROLLIMI TEKNIK I MJETEVE

 

Neni 317

 

317.1. Mjetet e reja të cilat marrin pjesë në komunikacionin rrugorë, do ti nënshtrohen kontrollimit të rregullt teknik gjatë muajit në të cilin i kalon afati prej 24 muajsh nga kontrollimi i parë teknik.

 

317.3. Afati i vlefshmërisë së kontrollimit teknik të rregullt (leja e komunikacionit)

shënohet me shenjë të veçantë ose tiketë ngjitëse në anën e përparme të mjetit.

 

KAPITULLI XI

 

MASAT E VEÇANTA PËR SIGURINË E KOMUNIKACIONIT NË RRUGË

 

1. Rregullat e përgjithshme

 

Neni 342

 

342.2. Polici do të përjashtojë nga komunikacioni:

 

d) shoferin i cili në distancë prej së paku 20 metra nuk mund ti lexoj tabelat e

regjistrimit ose mos dallimi i ngjyrës nga e njëjta distancë.

 

2. RREGULLAT E VEÇANTA PËR SHKELJE TË KËSAJ DISPOZITE

 

Neni 352

 

352.3. Maksimumi i pikëve që ka për pasojë marrjen e patentë shoferit është nëntë (9) pikë brenda një periudhe prej 36 muajve. Periudha në fjalë fillon të llogaritet që nga dita e parë e shqiptimit të pikës së parë.

352.4. Personi nga paragrafi 3 i këtij neni mund te pajiset serish me patentë shofer vetëm pas kalimit të afatit për të cilën është dënuar dhe pas dhënies se provimit (teorik dhe praktik) për ngasje të mjetit.

352.5. Fshirja e të gjitha pikëve negative të shqiptuara bëhet vetëm nëse brenda 3 viteve prej ditës së shqiptimit të pikës së parë nuk është arritur maksimumi prej 9 pikëve.